Urimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta: Sfidat në interes të Futbollit, kërkojnë komunitet të bashkuar

698
Pas urimit nga ana e drejtuesve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, dje Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë urimin zyrtar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ja si i përcjell Meta emocionet në letrën e tij drejtuar Dukës: “I nderuar z. Duka! Më lejoni t’ju përcjell urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Me këtë rast ju uroj shëndet, suksese dhe energji të reja në detyrën tuaj të rëndësishme! Sfidat në interes të sportit më popullor në vendin tonë kërkojnë një komunitet të bashkuar, një dialog të hapur, një profesionalizëm bashkëkohor, lojë të ndershme e rezultate sa më të larta. Përfitoj nga rasti t’ju uroj të gjithë të zgjedhurve në organet drejtuese të FSHF, për angazhimin dhe punën në përparimin e vazhdueshëm të futbollit tonë e, sidomos masivizimin e tij tek të rinjtë dhe fëmijët. Një urim dëshiroj t’i përcjell të gjithë futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, specialistëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të FSHF, të cilët me pasion dhe përkushtimin e tyre në të ardhmen të çojmë futbollin tonë në nivelin më të larta! Ju uroj të gjithëve sa më shumë suksese në sfidat e futbollit tonë!”.
Sigal