Sigal

Luka Modriç është emri më  kësaj merkatoje vere. Kroati përflitet prej kohësh për një kalim tek skuadra italiane e Inter.. Por tashmë duket se “telenovela” ka mbërritur në serinë e fundit. Ka qenë vetë finalisti i Kupës së Botës, i cili ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që në fakt e kanë pritur me padurim një fjalë të tillë.

Mesfushori i Real Madrid përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka treguar se ai është rikthyer në punë dhe do të vijojë të jetë pjesë e kampionëve të Europës në nivel klubesh. Të menjëhershme ishin komentet e tifozëve, të cilët i kërkuan të mos largohet të skuadra e Realit, por të rri për të vijuar karrierën më klubin me më shumë tituj në Ligën e Kampionëve.

Luka Modric ka lënë mesazhin e qartë në “Tëitter”, ku thekson: “Sërish në punë”, një shkrim që lë me gisht në “gojë” tifozët pozitivistë të skuadrës italiane të Interit.

Kujtojmë se në një postim të klubit spanjoll, kryesisht në “coverin” e rrjeteve sociale mungonte fotoja e kroatit, por kjo u duk më tepër si një truk, që i jepte përgjigjën ironike skuadrës së Interit. Gjithsesi, ky veprim krijoi debate të shumta dhe të gjithë pyesnin se ku mund të jetë kroati Luka Modric. Ai ka treguar tashmë të vërtetën dhe fatin e tij.

Ndërkohë është media spanjolle “AS”, e cila shkruan se mesfushori do të vijojë rrugëtimin me “Los Balncos”.

“Në këtë kohë Modric fiton më pak se Bale, Ramos (11 milionë euro), Kroos dhe Benzema 8.5mln. Tani duket se është afër marrëveshjes për të arritur në një shifër pothuajse të dyfishtë në krahasim me atë aktuale që është 6.5 milionë euro deri në vitin 2020. Kjo do të jetë tema kryesore e takimit me Florentino Perez por vendimi duket se është marrë tashmë.”-shkruan media spanjolle. Gjithashtu, mësohet se ai iu ka konfirmuar lajmin e qëndrimit tek Real miqve të ngushtë. Tashmë edhe trajneri Lopetegui do ta ketë më të lehtë strategjinë e mesfushës.