United “presion” Mourinhos, Woodward ndjek stërvitjen

55

Jose Mourinho po kalon ndoshta periudhën më të errët në karrierën e tij, me teknikun portugez që duket se i ka ditët e numëruara te Manchester United. Si të mos mjaftonte kjo, ai i ka të gjithë kundër tij, përveçse zëvendëskryetarit ekzekutiv të Manchester United, Ed Woodward.

46 vjeçari thuhet se ka filluar të shikojë disa sesione stërvitore të ekipit të parë në Carrington, një veprim që mund të sjellë besim te “Special One” i cili duhet thënë është në fije të perit.

Sipas “The Sun”, shqetësimi për performancat e fundit të ekipit ka bërë  që Woodward të marrë pjesë në fazën përgatitore të skuadrës, ndërkohë që Mourinho duhet të përgatis në detaje sfidën e fundjavës ndaj Burnley, pasi në rast të një disfate do ta dërgonte në 3 numrin e humbjeve rrjesht dhe veten jashtë ambienteve të “Old Trafford”.