“Ultrasi” shqiptar: Serbët, 50 mijë euro për të prishur ndeshjen

489
Sa herë flitet për Kombëtaren, është e vështirë që ai të mos bëhet protagonist. Flasim për Uliks Ademin, ultrasin e përfaqësueses sonë, i cili hyri në fushë duke ndërprerë takimin e 18 nëntorit në vitin 2014 midis Italisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Luixhi Ferraris” të Xhenovas.
Por tifozi shqiptar nga Cërriku, i cili jeton prej vitesh në Monza të Italisë, tregon në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport” ethet që e kanë kapluar në prag të sfidës Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena”. Teksa rrëfen me rebelim faktin se ende nuk ka siguruar një biletë, Uliksi pretendon gjithashtu se është kontaktuar nga një grupim tifozësh serbë që jetojnë në Itali, të cilët i kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh, që të shkaktojë trazira në “Elbasan Arena”….
Njeriu që u fut në fushë në “Luixhi Ferraris”
Uliks Ademi është tashmë i njohur për shqiptarët. Tifozi që arriti të futej në fushën e lojës, ndërkohë që Shqipëria po luante miqësoren me Italinë, ka arritur të lërë gjurmë në memorien e tifozëve shqiptarë. Me një flamur në dorë, Ademi i mori një autograf kapitenit të kuqezinjve.
Takimi i 18 nëntorit ishte i tillë që u tregoi të gjithëve se tifozët shqiptarë ishin “vendës” në një stadium jashtë vendit të tyre. Jo vetëm kaq, por shihej qartë mbështetja e tyre për Shqipërinë me flamuj dhe veshje me simbole kombëtare, por edhe respekti për tokën në të cilën jetojnë dhe punojnë. Krahas flamurit kuqezi, tifozët shqiptarë kishin edhe shumë flamuj të Italisë dhe në shenjë respekti kanë kënduar të dy himnet./PanoramaSport/
Sigal