Uejn Runi ndez polemikat: Më mirë Siti kampion sesa Liverpuli

471
Sigal

Klasifikimi i Premier Ligës nuk i pëlqen aspak Uejn Runit, i rritur tek Evertoni dhe që shkëlqeu me fanellën e Mançester Junajtidit. Këtë vit në Angli lufta për titull është mes Liverpulit dhe Sitit, dy rivalet e përjetshme të dy ish-skuadrave të tij, por lojtari aktual i DC Junajtid nuk ka asnjë dyshim se për cilën prej të dyjave duhet të bëjë tifo.

“Do të bëj tifozllik që Siti ta presë përpara Liverpulit vijën e finishit. Nuk më pëlqen aspak ta shikoj Liverpulin të fitojë, do të ishte një makth për çdo tifoz të Evertonit. Kanë fituar Championsin në vitin 2005 dhe akoma për atë flasin. Imagjinoni të fitojnë titullin, do u duhen 10 apo 15 vjet për të ndërruar argument”.

Liverpuli aktualisht është i pari në renditje me 76 pikë, dy më shumë sesa skuadra e Guardiolës, por me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak. Në javën e ardhshme të kampionatit, Liverpuli do të presë Totenhemin, ndërsa Siti do të udhëtojë në fushën e Fulhamit.