UEFA: Shqipëria humb 3-0 në tavolinë, por Serbia s’merr pikët

441
Sigal

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ndryshe nga çdo pritshmëri e Federatës Shqiptare të Futbollit, vendos kundër kombëtares sonë.  Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë ndeshjen me Serbinë, të ndërprerë më 14 Tetor me rezultatin 0-0 pas incidenteve në fushën e blertë të stadiumit “Partizani” në Beograd.

Ndërsa ende nuk është zyrtarizuar nga qeveria e futbollit evropian, ky vendim bëhet i ditur nga burime nga FSHF.

Por ndërsa i ka dhënë 3 golat, UEFA ka vendosur të mos i llogarisë Serbisë 3 pikët e fitores. Kjo do të thotë se në klasifikimin e grupit I, Shqipëria mbetet po me 4 pikë dhe Serbia në vendin e fundit po me 1 pikë.

Me këtë vendim UEFA nuk i ka dhënë 3 pikëshin asnjërës nga të dyja skuadrat. 

Vendimi i UEFA-s
Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë me Serbinë.
Shqipëria dënohet edhe me 100 mijë Euro gjobë.
Serbia gjobitet me 100 mijë Euro,
Serbia dënohet me 2 ndeshje pa tifozë
Serbia fitoi ndeshjen, por nuk i quhen 3 pikët

UEFA shtyu vendimin që pritej të jepej dje, për shkak të volumit të dosjeve të kombëtareve të dy vendeve. 


Skenarët që mendoheshin per vendimin e UEFA-s janë të shumta:

Variantet e mundshme:

Shqipëria mund të merrte fitoren në tavolinë dhe të gjobitet për dronin me flamur
Ndeshja Serbo-Shqipëri mund të riluhej në një fushë neutrale pa tifozë
Serbia mund të merrte fitoren në tavolinë për shkak se sipas relacionit të gjyqtarit kombëtarja shqiptare refuzoi të riniste lojë. 

VENDIMI I PLOTË

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s u modhe dje dhe mori vendimin e mëposhtëm pas incidenteve të shumta që ndodhën gjatë ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian Francë 2016 mes Serbisë dhe Shqiëprisë, e cila u luajt në Beograd më 14 Tetor. 

Komisioni Disiplinor vendosi ta shpallë ndeshjen e lartëpërmendur të braktisur. Si rrjedhojë, Federata Shqiptare e Futbollit konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0. Përvec kësaj, FSHF është gjobitur me 100 mijë euro.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur gjithashtu t’i heqë Serbisë 3 pikë nga grumbullimi në kualifikueset euro 2016. Përveç kësaj, Federata serbe është urdhëruar për të luajtur dy ndeshjet e ardhshme pa tifozë. Së fundi, shoqata është gjobitur me 100.000 €. 

Këto vendime janë të hapura për t’u apeluar.