UEFA-s, ja 6 pikat se si do të mbrohet Kukësi

444
Pas ndërprerje së ndeshjes ndaj legias, Kukësi ka përgatiturm brjtjen në lidhje me atë që ndodhi në stadiumin “Qemal Stafa”. Në raportin që do të dorëzohet në Komisionin e Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ndodhen edhe prova filmike në atë që ndodhi gjatë ndeshjes së të enjtes. Klubi ka përgatitur një mbrojtje prej 6 pikash, ku i mëshohet më shumë faktit se fusha e “Qemal Stafës” në asnjë moment nuk është pushtuar nga tifozët.
Ja 6 pikat me të cilat do të mbrohet Kukësi:
1 – Nuk u futën tifozë në fushë
2 – Nuk u cenua siguria e askujt nga persona brenda fushës apo në dhomat e zhveshjes
3 – Nuk ka pasur trazira në fushë apo dhomat e zhveshjes
4 – Lojtarët e Legias provokuan tifozët me gjeste pas golit të parë, ndërsa arbitri nuk mori asnjë masë
5 – Nuk dihet se kush e ka goditur lojtarin e Legias, Duda i cili ka qenë duke festuar pranë tribunës ku ndodheshin tifozët polakë
6 – Pala jonë kërkoi që ndeshja të luhej, pasi dhamë garanci për sigurinë në stadium, duka garantuar zbrazjen e tribunës.
Sigal