UEFA rrit shpërblimet, ja sa do përfitojnë klubet shqiptare në kupat e Europës

518
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2018-02-23 13:14:55Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comÙÖÿëü¢í4
Sigal

Kompeticionet Europiane janë pothuajse i vetmi burim që klubet shqiptare të mbushin arkat e tyre, sigurisht që sa më shumë ture kalohen aq më shumë janë edhe fitimet.

Lajmi i mirë është se UEFA për sezonin 2018-2019 e ka rritur akoma edhe më shumë shpërblimin për ekipet në turet eliminatore.

Skuadrat që do ta nisin nga turi i parë do të marrin 240 mijë euro, 10 më shumë se sezonin e kaluar, ndërsa arritja deri në fazën e grupeve të “Europa League” e çon në 3.7 mln euro shumën e përfituar.

Lajm i mirë edhe për Prishtinën, klubin shqiptar të Kosovës që merr pjesë në turin paraeliminator. UEFA e ka rritur shumën me 5 mijë euro për këtë tur, duke e çuar në 220 mijë euro.

Shpërblimet për çdo turn në “Europa League”

Paraeliminator dhe eliminator

Turi paraeliminator 220.000 euro

Turi i parë kualifikues 240.000 euro

Turi i dytë kualifikues 260.000 euro

Turi i tretë kualifikues 280.000 euro

Faza play-off 300.000 euro

(Skuadrat që e kalojnë edhe fazën play off nuk e përfitojnë shumën 300 000 euro, pasi marrin shpërblim për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 2.92 milionë euro)

Faza e grupeve dhe më tej

Pjesëmarrja në grupe 2.92 milionë euro

Kualifikimi në fazën e 1/32 1 milion e para dhe 500.000 euro e dyta e grupit

Kualifikimi në fazën e 1/16 1.1 milionë euro

Kualifikimi në çerekfinale 1.5 milionë euro

Kualifikimi në gjysmëfinale 2.4 milionë euro

Kualifikimi në finale 4.5 milionë euro

Fituesi i Europa League 4 milionë euro