UEFA nis hetimet për ndeshjen Kukësi-Legia Varshavë

415
Sigal

UEFA nisi sot një hetim, pasi ndeshja e tretë kualifikuese, e vlefshme për Europa League midis skuadrës së Kukësit dhe Legias së Varshavës të Polonisë u ndërpre për shkak të rrëmujave që krijuan tifozët.
Legia tha në një deklaratë se mesfushori i tyre, Ondrej Duda u godit nga një gur i hedhur nga turma gjatë pjesës së parë të ndeshjes, por nuk pësoi lëndime të rënda. Problemet filluan kur Legia kryesonte 2-1 në fillim të pjesës së dytë.

Shishe dhe më pas gurë u lëshuan nga tifozët që çoi në ndalimin e lojës me vendim të arbitrit.