UEFA ndryshon rregullat për finalen e Championsit dhe të Europa League

93

Liverpooli dhe Tottenhami do të kenë 23 lojtarë të grumbulluar për finalen e Championsit më 1 qershor.

UEFA ka ndryshuar rregullin dhe kjo do të thotë se Jurgen Klopp dhe Maurizio Pochettino do të kenë në dispozicion për të zgjedhur nga 12 lojtarë në stol.

E njëjta gjë vlen edhe për derbin tjetër britanik, atë të finales së Ligës së Europës mes Chelseat dhe Arsenalit.

Në raundet e tjera të Championsit, lejohen të grumbullohen vetëm 18 futbollistë në total (7 lojtarë në stol).

Kjo do të thotë se stoli i Liverpooli pritet të pasurohet me talente si Rian Bruster, ndërsa edhe Pochettino do të hedhë sytë nga lojtarët U-23 të skuadrës së tij.

UEFA konfirmoi gjithashtu se trajnerët do kenë mundësi të bëjnë zëvendësim të katërt në rast se ndeshja shkon në kohën shtesë