UEFA ndan grupet para shortit, Skënderbeu nuk mund të ndeshet me Milanin

483
Uefa ka ndarë në dy grupe skuadrat të cilat do të marrin pjesë sot në shortin e fazës së “play-off” në “Europa League”. Sipas kësaj ndarje përjashtohet mundësia që Skënderbeu të ndeshet me Milanin, por ka fat pasi mund të marrë si kundërshtar ekipe të përballueshme ose një prej Ajaksit dhe Fenerbahçes.
Ndërkohë Shkëndija e Tetovës është në të njëjtin grup me Milanin, çka bën të mundur që Shkëndija të mund të ketë një rival luksi në këtë fazë.

Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut
Ajaks (Holandë)
Fenerbahçe (Turqi)
Ludogorets (Bullgari)
BATE Borisov (Bjellorusi)
Dinamo Zagreb (Kroaci)
Makabi Tel-Aviv (Izrael)
Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës
Milan (Itali)
Dinamo Kiev (Ukrainë)
Krasnodar (Rusi)
Klub Bryzh (Belgjikë)
Austria Vjenë (Austri)
Sigal