Sigal

Organizata më e rëndësishme e futbollit evropian ka përcaktuar kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit.

Cristiano Ronaldo, Luca Modric dhe Mohamed Salah janë 3 lojtarët e përzgjdhur nga uefa, të cilët do të kandidojnë për futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar. Jashtë treshes më të mirë kanë mbetur lojtarë si Lionel Messi, Neymar apo dhe talenti francez Kylian Mbappe.

Çmimi për lojtarin më të mirë, si dhe çmimet e tjera për lojtarët më të mirë të pozicioneve të ndryshme, do të shpallen në datën 30 gusht në Montecarlo. Në këtë ceremoni do të hidhet dhe shorti i fazës së grupeve të champions league dhe europa league.

10 lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar:

Antoine Griezmann (Atletico Madrid dhe Francë), Lionel Messi (Barcellona dhe Argjentina), Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain dhe Francë), Kevin De Bruyne (Manchester City dhe Belgjikë), Raphael Varane (Real Madrid dhe Francë), Eden Hazard (Chelsea dhe Belgjikë) dhe Sergio Ramos (Real Madrid dhe Spanjë).