UEFA jep vendimin për fatin e ndeshjes Kukësi-Legia, më 3 gusht

138
Komisioni i Disiplinës së UEFA-s do të vendosë më 3 gusht për incidentin e ndodhur në ndeshjen Kukësi-Legia. Lajmin e konfirmon dhe ekipi i Legias, në një njoftim zyrtar.
“Legia e Varshavës informon sot se do të jetë subjekt i Komisionit Disiplinor dhe Etikës pranë UEFA-s në lidhje me ngjarjet që ndodhën në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të “Europa League”, luajtur mes Kukësit dhe Legias së Varshavës më 30 korrik 2015, në Tiranë. Vendimi i komisioneve përkatëse disiplinore të UEFA-s për këtë çështje do të bëhet i ditur për klubet ditën e hënë, më 3 gusht 2015. Në pritje të marrjes së vendimit, klubi nuk e pezullon shitjen e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Kukësit, e planifikuar të luhet të enjten, më 6 gusht 2015 në orën 21:00”, thuhet në njoftim.
Ndeshja u ndërprerë për shkak të një incidenti të ndodhur në minutën 52-të, ku një lojtar i ekipit polak u godit me sende të forta. Të hënën, UEFA do të japë vendimin zyrtar që me shumë gjasë do të jetë humbje në tavolinë 3-0 për Kukësin. Ndeshja është e vlefshme për turin e tretë të Europa League. Kurse ndeshja e kthimit është parashikuar të luhet më 6 gusht në Varshavë.