UEFA: Ja yjet kuqezi që kanë shkruar historinë

542
TIRANË -.Qeveria Europiane e Futbollit vijon të flas për Kombëtaren shqiptare, por jo vetëm.
Në faqen e saj zyrtare në Internet, Federata Europiane e Futbollit ka pasqyruar shifrat e kuqezinjëve në Europë, si dhe suksesin e arritur në eliminatoret e fundit, duke e titulluar shkrimin “Yjet Shqiptare”
Fillimisht në shkrimin e publikuar në UEFA, e cila ilustrohet me foton e kapitenit Lorik Cana vlerësohen lojtarët që kanë më shumë prezenca në kompeticionet Europiane. Emri i parë në listë, është Besnik Hasi, i Anderlecht me 35 ndeshje. Pas tij vjen Altin Haxhi me 21 prezenca, ndërsa Lorik Cana ka vendin më të ulët në podium me 20 prezenca.
Sa i takon golashënuesve në Ligën e Kampionëve, në krye të tabelës është shkodrani, Hamdi Salihi, me 6 gola, në vendin e tij është Devis Muka me 5, teksa Alban Bushi mban vendin e tretë me 4 gola të shënuar. Kapiteni Cana, gjithësesi është lojtari me më shumë prezenca në Ligën e Kampionëve është Lorik Cana me 56-ndeshje. Admir Teli mban vendin e dytë me 48 takime, teksa Ansi Agolli, anësori Tiranas ka vendin e tretë me 45 prezenca.
Në kompeticionet Europiane për klube, golashënuesi më i mirë është Hamdi Salihi me 14 gola, pas tij vijnë, Bozgo me 13 dhe në vend të tretë Indrit Fortuzi, sulmuesi njohur bardheblu, që ka shënuar 10 gola. I vetmi lojtar që ka luajtur një finale UEFA është Igli Tare, Bresha-PSG, në vitin 2001.
Lista e plotë e lojtarëve të publikuar në UEFA:
Numrin më të madh të prezencave në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë dhe eliminatoret:
35: Besnik Hasi (Anderlecht)
21: Altin Haxhi (Litex Lovech, CSKA Sofia, Anorthosis, APOEL)
20: Lorik Cana (Paris Saint-Germain, Marseille, Lazio)
20: Taulant Xhaka (Basel)
19: Elvis Sina (Tirana, Dinamo Tirana)
16: Eldorado Merkoci (Vllaznia, Tirana)
16: Orges Shehi (Skënderbeu)
15: Rezart Dabulla (Tirana)
15: Nevil Dede (Tirana, Elbasani)
Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë dhe eliminatoret:
6: Hamdi Salihi (Tirana, Skënderbeu)
5: Devis Mukaj (Tirana)
4: Alban Bushi (Litex Lovech)
3: Klodian Duro (Vllaznia, Tirana)
3: Indrit Fortuzi (Tirana)
3: Agostin Kola (Dinamo Tirana, Tirana)
3: Bledi Shkëmbi (Skënderbeu)
Numrin më të madh të prezencave në të gjitha kompeticionet Europiane:
56: Lorik Cana (Paris Saint-Germain, Marseille, Galatasaray, Lazio)
48: Admir Teli (Vllaznia, Elbasani, Qarabağ)
45: Ansi Agolli (Tirana, Neuchâtel Xamax, Qarabağ)
44: Besnik Hasi (Genk, Anderlecht)
40: Altin Haxhi (Panahaiki, Litex Lovech, Iraklis, CSKA Sofia, Anorthosis, APOEL)
37: Hamdi Salihi (Vllaznia, Tirana, Ried, Rapid Ëien, Skënderbeu)
36: Orges Shehi (Teuta, Bylis, Vllaznia, Partizani, Besa, Skënderbeu)
34: Elvis Sina (Tirana, Dinamo Tirana)
33: Kliton Bozgo (Maribor, Olimpija Ljubljana)
32: Igli Allmuça (Partizani, Tirana, Dinamo Tirana, Skënderbeu, Kukësi)
Golashënuesit më të mirë në UEFA, Liga e Kampionëve
14: Hamdi Salihi (Vllaznia, Tirana, Ried, Rapid Ëien, Skënderbeu)
13: Kliton Bozgo (Maribor, Olimpija Ljubljana)
10: Indrit Fortuzi (Tirana)
6: Dorian Bylykbashi (Vllaznia, Partizani)
6: Klodian Duro (Vllaznia, Tirana, Omonia)
6: Devis Mukaj (Flamurtari, Varaždin, Tirana)
6: Vasil Ruci (Flamurtari)
5: Gentian Begeja (Teuta)
5: Daniel Xhafaj (Dinamo Tirana, Teuta, Elbasani, Tirana, Flamurtari, Skënderbeu)
I vetmi lojtarë që ka luajtur një finale Europiane; Igli Tare (Brescia – Paris Saint-Germain 1-1 complessivo, il Paris vince per i gol in trasferta, Coppa UEFA Intertoto 2001)
I pari lojtar që ka luajtur në kompeticionet UEFA : Bledar Kola (Panathinaikos – Dynamo Kyiv 2-0, 16/09/98)
I pari futbollist shqiptarë që ka shënuar në kompeticionet UEFA: Besart Berisha (Hamburg – CSKA Moskva 3-2, 06/12/06)
I pari lojtar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve: Kolec Kraja (Partizani – Norrköping 1-1, 12/09/62) /ATSH/
Sigal