UEFA: Ja kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

431
Uefa në faqen zyrtare në internet mëngjesin e sotëm ka konfirmuar edhe zyrtarisht kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut për shortin e play-off që hidhet sot në orën 12:00. Ashtu siç është paralajmëruar edhe këto ditë nuk ka ndonjë surprizë në llogaritjen e koefiçentëve dhe korçarët do të kenë kundërshtar një mes Basel, Apoel Nikozia, Borisov, Zagred dhe Celtic. Skënderbeu bën pjesë në atë që quhet “Champions Route” pra në grupin ku përballen skuadrat kampione por për shkak të koefiçentit më të vogël ndodhet në vazon e dytë në të ashtuquajturin grup “unseeded”.Këto janë edhe dy vazot që do shortohet për “Champions Route” për fazën play-off.
Sigal