UEFA inspekton “Arenën Kombëtare”, ndjek nga afër punimet e stadiumit të ri

152
Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur dje në Shqipëri dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve të impiantit “Arena Kombëtare”. Drejtor i Zhvillimit të Federatave Kombëtare, Thierry Favre, në shoqërinë e arkitektit të kësaj vepre, Marko Kasamonti, dhe anëtarit të KE, të FSHF-së, Arben Dervishi, ka ndjekur punimet në sektorë të ndryshëm, duke u njohur edhe me informacionet e vazhdueshme të punës së deritanishme të kryer për këtë impiant, volumi për secilin sektor, hapat e deritanishëm, çfarë është në proces dhe çfarë ka mbetur pa kryer. Favre u njoh edhe me projektin e Shtëpisë së re të Futbollit, e në fund iu përgjigj edhe interesimit të mediave në objekt.