UEFA i cakton Kukësit një gjyqtar fillestar

461
Sigal

Skuadra e Kukësit nuk i ka shpëtuar një gjyqtari ndërkombëtar fillestar për ndeshjet e turit të parë të Ligës së Europës.

Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka luan të enjten ndaj Debrecenit dhe në këtë sfidë ndaj hungarezëve vendas, do të drejtohet nga një gjyqtar austriak.

Sebastian Gishaimer, gjyqtar ndërkombëtar vetëm që nga fillimi i këtij viti, është emri i caktuar nga UEFA për të drejtuar sfidën.

Për 30-vjeçarin, ky është rrugëtimi i parë në Europë, pasi më parë ka drejtuar në arenën ndërkombëtare vetëm dy ndeshje të përfaqësueseve U17, një nga të cilat edhe fitorja 1-0 e Spanjës ndaj Kosovës në fundin e marsit.

Roland Ridel është emri i asistentit të parë të tij, edhe ai me stemën e FIFA-s, ndërsa asistenti i dytë, Jasmin Shabanoviç, nuk ka stemën e FIFA-s, ashtu si sigurisht nuk e ka gjyqtari i katërt, Valter Altman.

Vëzhguesi i kësaj katërshe gjyqtarësh do të jetë danezi Jorn Uest Larsen, ndërsa delegat i UEFA-s është anglezi Thura Uin.