UEFA i bindet pjesërisht CAS, harron përditësimin e plotë

509
TIRANË – Ndonëse kanë kaluar 4 ditë nga vendimi i CAS, UEFA ende nuk ka përditësuar tërësisht renditjen e re të grupit I. Në renditjen e përgjithshme të skuadrave të Euro 2016 UEFA e ka përditësuar renditjen , por i çuditshëm është fakti që në disa renditje t ëtjera nuk e ka ndyshuar atë. 
Përveçse penalizmit të kombëtares shqiptare për humbjen në tavolinë të ndeshjes me arsyetimin për mos dalje në fushë për të vijuar lojën, UEFA dënoi edhe Serbinë me -3 pikë për shkak të dhunës.
E ndërsa FSHF ankimoi në CAS rezultatin që u la në favor të Serbisë, Federata serbe ankimoi zbritjen në tabelë me -3 pikë për shkak të dhunës, që e linte me 1 pikë në renditje. 
Në vendimin e publikuar nga CAS ku deklaronte se merrte parasysh kërkesën e FSHF-së dhe i jepte fitoren në tavolinë Shqipërisë, theksohej se nuk u mor parasysh asnjë nga ankesat e Federatës serbe.
Konkretisht CAS saktëson në paragrafin e fundit të njoftimit të publikuar në uebsajtin e saj se lë në fuqi 2 vendimet e kaluara nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s më 23 tetor 2014 dhe nga Apeli i UEFA-s më 2 dhjetor 2014 që i zbriste 3 pikë Serbisë për shkak të dhunës në stadium. 
Pra me një llogari të thjeshtë Serbia duke pasur vetëm një barazim dhe 4 humbje, e duke zbritur 3 pikët të cilat CAS i ka lënë në fuqi, kombëtarja serbe duhet të ishte e fundit në renditje me -2 pikë.
Por për çudi të të gjithëve Serbia sot është renditur e katërta me pikë të barabarta me Armeninë, skuadër me të cilën kanë ndarë vetëm nga një pikë.
Sigal