UEFA hap hetim, “gjiganti” europian rrezikon shumë

462
Sigal

UEFA ka lajmëruar se fundmi se ka filluar një hetim në lidhje me shpenzimet financiare te Mançester Sitit. Institucioni qeverisës i futbollit evropian dyshon se kampionët e Anglisë mund të kenë shkelur rregulloren e “Financial Fari Play”.

Në njoftimin e bërë pak minutash UEFA pranon se hetimi ka nisur si pasojë e disa rasteve të bëra publike nga medie të ndryshme, më së shumti nga gjermania “Der Spiegel” në bashkëpunim me “Football Leaks”.

Në rast se provohet shkelja e rregullave, dënimi më i lehtë për Sitin mund të jetë gjobitja dhe reduktimi i detyruar i shpenzimeve, ndërsa masat më ekstreme mund të jenë pezullimi nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane dhe bllokimi i merkatos për një ose dy periudha regjistrimi.