UEFA bëhet “mur”, i anulon Tiranës shpërblimin e Evropës

594
Dje, për financat e FK Tirana ka qenë një ditë jo e mirë, pasi UEFA i ka anuluar paratë që duhet të merrte si shpërblim për pjesëmarrjen e saj në Evropa League për sezonin e kaluar. Ky vendim, duket se ka ardhur nga problemet që Tirana ka pasur me financat dhe me detyrimet tatimore. Ky vendim i është dërguar edhe FSHF-së, e cila e licencoi Tiranën për të marrë pjesë në ndeshjet në Evropë. Ndërsa Komisioni i Licencimit në UEFA, pasi ka konstatuar këto mangësi dhe Tirana kishte marrë pjesë në Evropa Ligë, vendosi që t’i anulojë pagesën që do merrte për pjesëmarrjen e saj në këtë kompeticion evropian. Kjo ndoshta bëhet edhe një goditje financiare për Tiranën, e cila jo vetëm që nuk mori shpërblimin e UEFA-s, por edhe shpenzoi për udhëtime dhe akomodim gjatë pjesëmarrjes.
Sigal