Udhëtimi Europian, korçarët vazhdojnë aventurën përballë Mlada Boleslav

556
Korçarët vazhdojnë aventurën në kompeticionin Europa League në turin e tretë paraeliminator, duke u ndeshur sot me skuadrën çeke Mlada Boreslav, në stadiumin ”Mestsky”.

Ky takim i rëndësishëm do të nisë prej orës 18:00 ku korçarët do synojnë kualifikim për në fazën Play off. Ndeshja pritet të jetë me emocione pasi çekët janë një ekip i mirëorganizuar.

Skëndërbeu vjen në këtë takim, pas kalimit të 2 tureve fillimisht me modestët e Sant Julia dhe më pas me skuadrën nga Kazakistani, Almaty.

Në këtë përballje ‘ujqërit e deborës’ do të kenë dy mungesa të rëndësishme në ekip mungon malazezi Vujovic, gjithashtu mesfushori Sabian Lilaj për shkak të kartonit të kuq të marrë një javë më parë kundër kazakeve. Ndërkohë tekniku Ilir Daja dhe Liridon Latifi janë shfaqur optimistë ditën e djeshme në konferencën e zakonshme për shtyp.

Trajneri dhe lojtari ishin në një linjë kur theksuan ndër të tjerash, se Skëndërbeu pret të marrë një rezultat poztiv nga ky takim.
Sigal