U zgjodh në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, reagimi i parë i Dukës

480
Sigal

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për herë të parë, pas zgjedhjes së tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Në një status në “facebook”, numri një i qeverisë së futbollit në vend e ka cilësuar këtë arritje si një fitore të madhe.

Untitled

“Të dashur miq. Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim. Duhet të falenderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar. Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s”, shkruan Duka në rrjetet sociale.