U ‘shkërmoq’ nga Parisi në transfertë, Monaco gjen mënyrën për të ngushëlluar tifozët

613
Monaco dorëzoi titullin kampion mbrëmë në “Ligue 1” pikërisht kundër Paris SG që i mposhti me shifrat turpëruese 7-1. Ata që e përjetuan më keq këtë humbje ishin tifozët që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit për të ndjekur ekipin e zemrës dhe për këtë arsye klubi ka marrë masat që t’i ngushëlloi paksa.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Monaco ka njoftuar tifozët të cilët udhëtuan drejt Parisit se do t’u rimbursojë shpenzimet. “AS Monaco vendosi që të rimbursojë të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në tribunën e vizitorëve në stadium. Modalitetet do të komunikohen shumë shpejt,”-lexohet në profilin e klubit të Principatës në rrjetin social Twitter.
Paris Saint Germain në mbrëmjen e së dielës siguroi titullin e tij të 7 në Ligue 1.
Sigal