U rikthye në fushë pas 161 ditësh, Robben: E dashuroj futbollin, nuk tërhiqem!

402
Sigal

Bayerni Munich fitoi dje ndaj Hannoverit duke u afruar edhe më shumë drejt titullit kampion edhe për shkak të barazimit të Dortmundit. Gjithsesi dita e djeshme ishte speciale për Arjen Robben.

Sulmuesi holandez nuk luante në një ndeshje në Bundesligë prej 161 ditësh, për shkak të problemeve muskulore,  në pulpë dhe në shpinë.

Robben u prit me duartrokitje të mëdha në Allianz Arena, gjithsesi holandezi do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë pas ndeshjes ndaj Hannover, 35-vjeçari nënvizoi se ndihet i privilegjuar që për të interesohen kaq shumë skuadra, megjithatë objektivi i Robben për momentin është të rifitojë formën e tij optimale pas dëmtimit ndërsa shtoi:” Ajo që mund të them tani është që e dashuroj futbollin dhe nuk dua të ndalem së luajturi”.