U njohën në Facebook, Armando Sadiku fejohet me fansen e tij

44
Armando Sadiku është një nga futbollistët më të lakmuar të Kombëtares Shqiptare i cili gjatë karrierës së tij është përfolur për lidhje të ndryshme, edhe me vajza të famshme, megjithatë zemrën ja ka rrëmbyer një fanse.
Sot “infoelbasani.al” ka dhënë lajmin se Sadiku është fejuar më 30 dhjetor të vitit 2017 me një vajzë të quajtur Elona, me origjinë kosovare, profesion dentiste dhe që jeton në Gjermani.

Njohja mes tyre ka nisur nga Facebook ku Elona si tifoze e flaktë e Sadikut i ka shkruar atij shpeshherë derisa kanë nisur të komunikojnë.
Lajmin e fejesës e ka konfirmuar për “infoelbasani.al” edhe babai i futbollistit. Fejesa është zhvilluar mes dy familjeve, por çdo gjë është mbajtur private.