U luajtën dy të prapambeturat, Erzeni sfidon borën në Pukë, Bylisi fiton pastër në Shënkoll

657
SHËNKOLLI-BYLIS 1-2
Në një terren të rënduar, Bylisi ka arritur një fitore pretendenti në Shënkoll, duke e rihapur garën për kreun në Grupin B. Ishte një ndeshje që u shty disa herë, duke sjellë dyshime për shtyrje të qëllimshme. Por, Bylisi bëri gjithçka në 16 minuta, ku në minutën e 12-të mbrojtësi Hoxhaj gjeti golin e avantazhit, dhe 4 minuta më vonë sulmuesi Mahmuti shënoi golin e dytë. Shënkolli shënoi Danaj në minutën e 30-të, por vetëm kaq, sepse 3 pikët shkuan në Ballsh.

TËRBUNI-ERZENI 1-2
Edhe dje në Pukë, kushtet e motit nuk ishin të mira në ndeshjen e prapambetur Tërbuni-Erzeni, sepse bora kishte mbuluar fushën, duke e bërë shumë të vështirë qarkullimin e topit. Gjithsesi, u luajtën 65 minutat e mbetura, pasi më 3 shkurt ky takim u ndal në minutën e 25-të në rezultatin 1-2. Erzeni e ka ruajtur me fanatizëm avantazhin, e ngjitet në vendin e dytë në Grupin B, ndërsa 

Tërbuni mbetet në zonën e ftohtë të renditjes, 2 pikë më shumë se Besa e vendit të fundit.

GRUPI A
Ndeshje e prapambetur
Dje, 21 shkurt 2018
Tërbuni-Erzeni 1-2
Ndeshjet-Java e 17-të
Datë 24 shkurt 2018
Korabi-Besëlidhja 14:00
Kastrioti-Besa 14:00
Vllaznia B-Erzeni 14:00
Egnatia-Burreli 14:00
Dinamo-Tërbuni 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P 
1. Kastrioti 16 41
2. Erzeni 16 26
3. Egnatia 16 26
4. Besëlidhja 16 21
5. Dinamo 16 21
6. Korabi 16 20
7. Tërbuni 16 17
8. Vllaznia B 16 16
9. Burreli 16 16
10. Besa 16 15

GRUPI B 
Ndeshje e prapambetur
Dje, 21 shkurt 2018
Shënkolli-Bylis 1-2
Ndeshjet-Java e 17-të
Datë 24 shkurt 2018
Pogradeci-Shkumbini 14:00
Iliria-Turbina 14:00
Shënkolli-Tomori 14:00
Apolonia-Tirana 14:00
Naftëtari-Bylis 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 16 41
2. Bylis 16 37
3. Apolonia 16 29
4. Pogradeci 16 24
5. Tomori 16 23
6. Iliria 16 22
7. Shënkolli 16 20
8. Turbina 16 12
9. Shkumbini 16 12
10. Naftëtari 16 8
Sigal