U largua nga Kombëtarja, mësoni çfarë po ndodh tani me De Biazin

460
Ndërkohë, Xhani de Biazi vazhdon që të qëndrojë pa ekip. Mundësia “Kinë”, për momentin, është shuar dhe çdo fjalë që ka dalë nga mediet italiane ishte një aludim i pastër, sepse oferta e vërtetë ka ardhur nga Arabia Saudite, por ish-trajneri i Shqipërisë ka refuzuar. Sakaq, në mendjen e tij është Australia, por në fillim duhet që kombëtarja e kangurëve të mbyllë ndeshjet për kualifikueset e Botërorit, kundër Japonisë dhe Tajlandës. Aktualisht, ndodhet në vend të tretë në renditjen e grupit e Azisë, pra merr pjesë në play-off.
Sigal