U la në stol pas 2 golave në Kupë, Sadiku futet si zëvendësues dhe asiston në fitoren e Legia-s

497
Armando sadikut i mjaftojnë 20 minuta për të lënë gjurmë në takimin që Legia e Warsaw fitoi sot me rezultatin 2-0 kundër Arka Gdynia.
Futbollisti i kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 66-të duke marrë vendin e Niezgoda, ndërsa në të 85-ën asistoi për Kucharczyk për të shënuar golin e dytë që do të vuloste takimin. Mer këtë fitore Legia mori vendin e dytë në renditje me 25-së pikë, 1 më pak se kryesuesit e Gornik.
Sadiku në mesjavë realizoi 2 gola në fitoren 1-3 në Kupë kundër Drutex-Bytovia, por pavarësisht kësaj takimin e sotëm e nisi nga stoli.
Sigal