U diagnostikua me leuçemi, Mihajlovic merr lajmin e madh

528
Sigal

Lajme të mira për trajnerin e Bolonjës, Sinisa Mihajlovic.

Tekniku serb ka përfunduar seancën e tretë të kimioterapisë, të cilën e ka kaluar me sukses.

Është vetë Mihajlovic që ka konfirmuar një gjë të tillë. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Arianna ka publikuar fotografinë që konfirmon se ish trajneri i Milanit ka lënë spitalin.

“Nuk ka një gjë më të bukur se kjo,” shkruan ajo.

50-vjeçari u diagonstikua me leuçemi në muajin korrik, duke marrë mbështjetjen e mbarë botës dhe komunitetit futbollistik.