U dënua nga FIFA se ofendoi gjyqtarin, Messi: Ja si qëndron e vërteta

268
Ylli i Bercelonës, argjentinasi Lionel Messi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në FIFA duke e dënuar të mos luajë 4 ndeshje me Argjentinën për shkak se ofendoi gjyqtarin anësor gjatë ndeshjes Argjentinë-Kili.
Sulmuesi ka thënse se nuk e ka përdorur fjalë fyese ndaj gjyqtarit anësor, por ai ka belbëzuar me veten.

“Fyerjet e mija nuk i janë drejtuar gjyqtarit anësor, por i kam thënë duke belbëzuar me veten time”, ka thënë Messi për gazetën argjentinase, ‘La Nacion’.

E gjithë kontradita lindi në fundin e lojës për shkak të një faulli, ndërsa argjentinasi protestoi gjatë tek anësori ku mendohet se edhe ka përdorur fjalë ofenduese ndaj tij.

Ndërkohë edhe Barcelona përmes një komunikate zyrtare shpreh indinjatën për ndëshkimin e sulmuesit nga Komisioni i Disiplinës në FIFA.