U bë baba për herë të katërt, modelja 21-vjeçare akuzon Ronaldon: Më përdori për seks

687
Cristiano Ronaldo pak ditë më parë u bë baba për herë të katërt pasi e dashura e tij Georgina Rodriguez solli në jetë një vajzë pas dy binjakëve dhe djalit të tij të madh Cristiano JR.

Pavarësisht këtij fakti ylli i Real Madrid është vënë në qendër të akuzave pasi një modele 21-vjeçare nga Portugalia e akuzon se e ka përdorur për seks. Natacha Rodriguez thotë se me Ronaldon kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe dhe kanë fjetur bashkë dhe pas natës romantike ai e ka lënë. Ajo tregon se ndihet e përdorur.
“E dija që ai kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim mes nesh, një lidhje. Ishte një njeri i dashur dhe pas mesazheve gjatë gjithë kësaj kohe, ishte e mahnitshme që të isha në shtrat me të. “-shkruajnë mediat angleze.

21-vjeçarja kishte folur edhe më parë për lidhjen e saj me Ronaldon duke treguar se ajo kishte fjetur me të ndërkohë që portugezi ishte i lidhur me Georgina Rodriguez, gjë që e nxjerrë zbuluar fituesin e katër herë “Topit të Artë” se e ka tradhtuar të dashurën aktuale.


Sigal