U aludua për vrasje, zbardhet autopsia. Ja pse vdiq kapiteni i Fiorentinës

697
Është zbardhur autopsia e kapitenit të Fiorentinës i cili të dielën ndërroi jetë në hotelin ku po qëndronte ne Udine. Sipas mediave italiane Davide Astori ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe jo siç u tha dje, varianti i vrasjes.
Astori ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare si shkak i një ataku kardiak. Në nder të kapitenit, Fiorentina ka vendosur t’i firmosë kontratë të përjetshme, me të ardhurat që do t’i shkojnë bashkëshortes dhe vajzës së futbollistit.
Sigal