Sigal

Nëna e Cristiano Ronaldos ka reaguar për herë të parë pas akuzave për përdhunim. Përmes një postimi në rrjetet sociale Maria Dolores dos Santos Aveiro tha se “gjithçka do të jetë në rregull” duke zbuluar mbështetjen ndaj djalit të saj 33-vjeçar. Me një foto të saj në divan, ajo shkruan: “Ne jemi larg nga ju dhe çdo gjë do të jetë mirë, Zoti është i madh.”
.

Ronaldo, 33 vjeç, akuzohet për sulme seksuale ndaj Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas në 2009. Ylli i Juventusit në një deklaratë përmes avokates së tij, Peter Christiansen theksoi se i mohon të gjitha akuzat duke e cilësuar “fushatë shpifjeje”

Cristiano Ronaldo mund të rrezikojë të përfundojë në burg, me një dënim prej 10 vitesh. Përveç rënies së imazhit ai mund të humbë edhe 35 milionë dollarë në vit me marrëveshjet e sponsorizimit.  Sulmi seksual  ka një dënim të përjetshëm në Las Vegas, në vendin ku mësuesja Kathryn Mayorga, 34 vjeç, deklaroi se futbollisti e sulmoi atë në 2009.

Sipas ligjeve shtetërore të Nevada që qeverisin qytetin, ai mund të kërkojë lirimin me kusht, por vetëm pas 10 vjetëve pas hekurave. Policia e Las Vegas ka rihapur një hetim për akuzat, megjithëse në këtë fazë Ronaldo, 33 vjeç, i cili “në mënyrë të vendosur” i mohon pretendimet, nuk është arrestuar apo akuzuar në lidhje me ndonjë krim. Nëse ai duhet të dënohet nga një gjykatë penale, sponsorët që aktualisht i sigurojnë 35 milionë dollarë në vit,  mund të shkëpusin të gjitha lidhjet me të.