U-21/ Spanja fiton për herë të parë në Europian

484
Sigal

Pas humbjes në sfidën debutuese të Europianit U-21 përballë Italisë, Spanja ka gjetur edhe fitoren e parë në grup, teksa mposhti mes vështirësish Belgjikën, me rezultatin 2-1.

Në sfidën e zhvilluar në “Mapei Stadium”, në Reggio Emilia, spanjollët kaluan në avantazh që në minutën e 7’, pas golit të shënuar nga mesfushori 21-vjeçar i Dinamos së Zagrebit, Dani Olmo.

Megjithatë reagimi i belgëve ishte i shpejtë dhe në minutën e 24-t shënoi mbrojtësi i Anderlechtit Sebastian Bornauw, duke rikthyer baraspeshën 1-1.

Goli i fitores për Spanjën erdhi vetëm në minutën e 89’, kur fantazisti i Realit të Madridit Ceballos shërbeu saktë për mesfushorin e Villarealit, Pablo Fornals dhe ky i fundit arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Me këtë fitore Spanja ngjitet në kuotën e 3 pikëve, po aq sa edhe Itali e Polonia, ndërsa Belgjika mbetet në vendin e fundit me 0 pikë në dy ndeshje.