U-18/ Shqipëria ‘paqe’ me Maqedoninë e Veriut

505
Sigal

Shqipëria U-18 e cila drejtohet nga Nevil Dede ka barazuar me Maqedoninë e Veriut.

Takimi miqësor i zhvilluar në stadiumin “Sopoti” në Librazhd ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Ka qenë Murati ai që ka kaluar tanët në avantazh në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë u kryen shumë zëvendësime dhe në minutën e 70-të miqtë barazuan rezultatin.

5 minuta më vonë kuqezinjtë e vegjël kalojnë në avantazh me Sulovarin nga penalltia.

Maqedonasit tregohen të saktë në minutën e 80-të dhe barazojnë me Maksikov.

Shqipëria e nisi sfidën me këtë formacion: Ceka, Murati, Pruti, Kuci, Ismaili, Zahi, Pusi, Sulollari, Mema, Gaxhia, Zaimi.