U-15 gati për test, Memushaj vlerëson situatën e lojtarëve

657
Dje në një konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares U15, Eqerem Memushaj, ka folur para gazetarëve, lidhur me grumbullimin e 24 futbollistëve të datëlindjes 2004. Sipas tij, do të vëzhgohet situata e lojtarëve, njëherësh do të zhvillohen edhe dy teste miqësore. “Është në vijim të një plani vjetor të ekipeve kombëtare, i cili më shërben për të vëzhguar dhe vlerësuar situatën e lojtarëve. Këtu, do të shohim mundësitë që të zhvillojmë dy teste miqësore, për të parë harmonizimin e lojtarëve ne fushë. Grumbullime të tilla janë planifikuar edhe në muajt në vijim, përfshirë edhe ndeshjet miqësore ndërkombëtare”, kështu deklaroi dje Eqerem Memushaj, trajneri i përfaqësueses U-15 Memushaj. Në listën e trajnerit Memushaj, spikasin edhe lojtarë qe luajnë jashtë vendit, si në Itali, Maqedoni dhe Greqi.
Sigal