Turqia, toka e “bekuar” e Superligës

583
Sigal

Partizani, Flamurtari, Kukësi e Tirana do të zhvillojnë fazën përgatitore në resortet e Antalias

Turqia do të jetë sërish “toka e premtuar” e ekipeve të Kategorisë Superiore. Të paktën, pesë skuadra kanë konfirmuar përgatitjet dimërore në resortet turke, ndërkohë që Skënderbeu ka zgjedhur Portugalinë dhe Teuta, siç e ka bërë zakon në vitet e fundit do ta kryejë atë në Bullgari. Partizani do ta kryejë fazën përgatitore dimërore në Turqi. Gjithçka është gati për janarin e vitit të ardhshëm. Të kuqtë e mbyllën pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë dhe synojnë të mos dalin pa trofe këtë vit, nisur edhe nga fakti se tashmë janë larguar nga Kupa e Shqipërisë. Diferenca me Skënderbeun e vendit të parë është shtatë pikë, por deri në përfundim të sezonit janë dhe 17 ndeshje. Partizani ka sponsorin e përgjithshëm kompaninë “Albtelekom”, drejtuesit e së cilës janë turq. Gjatë qëndrimit disa javor në Antalia, Partizani ka planifikuar disa ndeshje miqësore, teksa janë fiksuar takimet kundër gjermanëve të Darmshtadit, azerbajxhansve të Neftçit dhe miqësorja luksoze kundër rusëve të Anzhit, pikërisht në datat 11, 15 dhe 18 janar. Të kuqtë janë në kërkim të një kundërshtari të katërt, për ndeshjen e datës 22 janar. Këto miqësore do të synojmë jo vetëm testimin e skuadrës para fillimit të pjesës së dytë të sezonit, por në një vështrim më afatgjatë të përgatitemi edhe për sfidat europiane ku me siguri me pozicionin që zë në tabelë, Partizani do të marrë pjesë në Ligën e Europës. Edhe Flamurtari do ta zhvillojë fazën përgatitore dimërore në Turqi. Lajmin e konfirmoi për gazetën, trajnerin Ernest Gjoka. Vlonjatët kanë planifikuar disa ndeshje miqësore. Asnjë nga lojtarët kuqezi, që e mbyllën 2013 në vendin e 5 në kuotën e 24 pikëve, nuk do të largohet në merkaton e janarit. Trajneri Ernest Gjika siguron që gjithçka shkruhet në media për elementët më cilësorë të formacionit të tij është e pavërtetë, pasi Flamurtari jo vetëm që do ta ruajë grupin, por mund të përforcohet me ndonjë element, sigurisht pa prishur harmoninë në skuadër. Gjoka thekson se klubi ka qenë korrekt sa i përket anës financiare, që do të thotë se nuk ka asnjë mundësi që lojtarët të largohen. Drejt Turqisë priten të kryejnë fazën përgatitore edhe Kukësi me Tiranën. Gjatë periudhës dimërore në bregdetin e Antalias akomodohen me dhjetëra ekipe europiane, kjo dhe për shkak të kushteve ideale stërvitore që ofron Turqia. Kjo u jep mundësinë ekieve të zhvillojnë ndeshje miqësore të shumta, por edhe menaxherëve të zbulojnë lojtarë të talentuar.

 Xhaka: “Më pëlqen të luaj tek Interi”

 Mesazhi i presidentit të Interit, Erik Thohir për merkaton është shumë i qartë. Na duhen lojtarë të rinjë me kualitete, për të fituar në arenën ndërkombëtare. Mesfushori i Borusia Moenshengladbach, Granit Xhaka bënë pjesë në planet e Interit. Lojtari 21 vjeçar, i cili luanë me kombëtaren zvicerane: “Kam dëgjuar që Interi është interesuar për mua. Por s’dua të shtojë asnjë fjalë tjetër. Normal që Inter më pëlqen, është një klub i madh dhe çdo kush do kishte kënaqësi të luante. Por për momentin un mendoj vetëm të luajë me Borusia Moenshengladbach. Jam në një formë fizike të mirë. Mendojë për Botërorin e Brazilit”

  PSG-ja, 250 milionë euro për Lionel Mesin

 Paris Saint Zhermeni kërkon me çdo kusht të afrojë në skuadër yllin e Barcelonës, Lionel Mesi. Lajmin bombë e dha e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas së cilës, sheiku Al Khelaifi nuk arrin ta përtypë faktin se dështoi në tentativën për të afruar Kristiano Ronaldon, prandaj ai ka nisur ofensivën për blerjen e argjentinasit. “L’Equipe” rendit një sërë arsyesh pse numri 10 është i gatshëm të largohet nga Barcelona. Në krye qëndrojnë problemet fizike të muajve të fundit dhe problemet fiskale me agjencinë e taksave. Një tjetër shkak është edhe afrimi i brazilianit Nejmar që po fiton përditë e më shumë terren në “Camp Nou”. Gazeta shkruan gjithashtu se Paris Saint Zhermeni është një nga të paktat klube në planet i gatshëm të paguajë me para në dorë klauzolën prej 250 milionë Eurosh që Barcelona ka vendosur në kontratën e 4 herë fituesit të Topit të Artë. Paris Saint Germain ka konfirmuar edhe vullnetin për të mbajtur në skuadër yjet e saj, mes të cilëve edhe Thiago Silva. Prania e emrave të mëdhenj në “Parc De Princes” do të thotë se shoqëria ka një projekt serioz dhe afatgjatë për të afruar në skuadër emrat më të mirë të futbollit botëror.

Historia/ Në 1913-n, Dimitresku formoi një skuadër futbolli. Në 1919-n, Avni Rustemi solli topa

 Elbasani mbush 100 vjeç, futbolli verdheblu në festë

 Era Çela

 Elbasani festoi këto ditë 100 vjetorin si klub futbolli, në një mbrëmje gala të mbajtur pikërisht për këtë arsye. Të ftuar në këtë ceremoni festive ka qenë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka; kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini; Prefekti i Elbasanit, Arben Kamami, si edhe shumë figura të njohura të futbollit elbasanas ndër vite. Në këtë mbrëmje u shpërndanë shumë çertifikata mirënjohjeje, për ata që kanë dhënë kontibutin e tyre në këtë shekull futboll në klubin e Elbasanit. Kështu, duke filluar nga kryebashkiaku Sejdini; Prefekti Kamami; kreu i federatës, Duka, por edhe gazetarë e veteranë, të gjithë janë nderuar nga presidenti i klubit verdheblu, Arben Laze.

 Miqësorja – Në nder të këtij përvjetori, përpara mbrëmjes është mbajtur edhe një takim miqësor midis Elbasanit të këtij viti dhe Elbasanit të 2006-ës me trajner Ilir Dajën, periudhë kur ky ekip u shpall kampion për herë të dytë në historinë e vet, pas atij të sezonit 1983-1984. Në fund, ishin kampionët e dikurshëm arritën të fitonin me anë të 11-metërshave 4 me 2, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2 me 2. Golat u shënuan nga Lamçja e Hila për Elbasanin e këtij sezoni dhe Ahmataj e Kila për atë të 2006-ës. Ra në sy prezenca e ish kapitenit Nevil Dede, por mungesa më e madhe ishte ajo e Skerdi Bejzades, idhulli i tifozerisë elbasanase.

 100 vjetori apo 90 vjetori? – Elbasani pretendon se mbushi 100 vjeç këtë vit dhe këtë e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, një pikëpyetje është hedhur mbi këtë fakt, pasi zyrtarisht njihet si viti 1923 si themelimi i klubit të futbollit të Elbasanit. Përderisa në këtë festë për 100-vjetorin mori pjesë edhe vetë Presidenti i Federatës, Armando Duka, kjo do të thotë se pranohet që viti i themelimit është 1913-ta. Nisur nga ky fakt, Elbasani del që është klubi më i vjetër shqiptar, ndryshe nga sa dihej, që ishte Vllaznia. Për këtë arsye, në rrjetin social “Facebook” ka pasur replika ndërmjet tifozëve elbasanas dhe atyre shkodranë lidhur me këtë fakt.

 Topat e Avni Rustemit – Sipas gazetarit Sefer Kikia, në vitin 1913, që njihet si viti fillimit të futbollit në Elbasan, patrioti Jovan Dimitresku, i cili kish mbaruar studimet në Stamboll, solli dy topa futbolli, një pompë dhe mastikë. Ai formoi një skuadër futbolli të përbërë nga mësues e të rinj që stërviteshin dy herë në javë. Në vitin 1919, patrioti Avni Rustemi, asokohe student në kolegjin arbëresh “Shën Dhimitër Korona” në Itali, por dhe Kryetar i studenteve shqiptare atje, dërgoi si dhuratë disa vegla muzikore për bandën e Elbasanit dhe disa topa futbolli. Më 1920 në Elbasan u krijuan shoqëritë e futbollit “Afërdita” dhe “Përparimi”. Më vonë të rinjtë përparimtarë elbasanas krijuan skuadrën me emër “Urani”. Në kampionatin e parë kombëtar ku morrën pjesë gjashtë skuadra. Elbasani u përfaqësua nga kjo skuadër, pra me emrin “Urani” dhe zuri vendin e pestë, ndërsa vendin e parë e zuri Sport Klub Tirana. Kjo ka ndodhur pikërisht në vitin 1930.

  ELBASANI–ELBASANI 2006 2–2 (2-4 pen)

GOLAT: Lamçja 8’, Hila 50’/ Ahmataj 60’, Kila 70’

PENALLTITË: Bylykbashi +, Toçi +, Dalipi -, Dosti -/ Kotorri +, Ahmataj +, Tetova +, Osja +