Turqia rrezikon përjashtimin, Shqipëria mund të kualifikohet në Europian

695
Sigal

Kualifikimi i kombëtares shqiptare të futbollit duket mision i pamundur pas humbjes me Turqinë, në një ndeshje që u vlerësua për nga cilësia e lojës së kuqezinjve.

Mundësia për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian 2020 ekziston matematikisht, por shanset që të ndodhë janë tepër të vogla. Në tre ndeshjet e radhës kundër Moldavisë, Andorrës dhe Francës, nëse Shqipëria fiton, grumbullon plot 9 pikë, çka do ta çonte në kuotën e 18 pikëve. Por kjo skemë realizohet vetëm nëse Franca apo Turqia gjithashtu i humbasin të gjitha ndeshjet e mbetura nga Grupi H.

Megjithatë ka edhe një mundësi tjetër, që mund të përsërisë historinë e kualifikimit të kuqezinjve për herë të parë në vitin 2016.

Të dënohet Turqia.

Goli që na penalizoi në minutat e fundit të ndeshjes në Stamboll, i ka sjellë turqve telashe, e jo për shkak të mënyrës si u realizua, por për atë se si lojtarët e festuan.

Futbollistët turq u turrën para tifozëve dhe kamerave duke bërë përshëndetjen ushtarake. Më pas dy lojtarët e Turqisë, ndër ta Cenk Tosun e postoi foton në Facebook-un e tij me mesazhin “Për kombin tonë, veçanërisht për ata që po rrezikojnë jetët e tyre për kombin”.

UEFA nuk i lejon mesazhet politike.

E mesazhi i tyre ngjalli reagime të shumta ndërsa UEFA do të nisë hetime serioze ndaj kombëtares turke. Këtu ekzistojnë dy mundësi, që kombëtarja turke të penalizohet ose jo. Nëse penalizohet, në varësi të dënimit, ringjallen edhe shpresat për kualifikimin e Shqipërisë, raporton newsbomb.al.

Penalizimi nga UEFA mund të jetë minimal, i fokusuar vetëm te dy lojtarët që postuan fotot në rrjetet sociale, por mund të jetë edhe më i rëndë, duke penalizuar kombëtaren turke, nga gjoba monetare, te ulja e pikëve apo në rastin më ekstrem, te skualifikimi nga Eruo2020. Në këtë rast, Shqipëria do të dilte nga grupi së bashku me Francën.

“Në fund të rrugës qëndron kampionati! Pas shtatë ndeshjeve ne vazhdojmë udhëheqjen tonë në Grupin H për Kualifikueset e Euro 2020. Ne ua japim këtë fitore të gjithë ushtarëve tanë heronj,” shkruan faqja zyrtare e kombëtares turke në Instagram.