Turqia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë, mungon ylli i Serisë A

506
Sigal

Shqipëria dhe Turqia do të përballen pas pak ditësh në Shkodër në ndeshjen e parë për kualifikueset e Euro2020. Trajneri i Turqisë, Senol Gunes ka publikuar ditën e sotme listën me futbollistët e grumbulluar. Mes shumë futbollistëve të rinj të cilët mund të konsiderohen edhe surpriza e eksperimente, nuk mungojnë as ata me eksperiencë pasi pjesë e listës është edhe Emre Belezoglu, 38 vjeç.

Bie në sy mungesa e talentit të Romës, Xhengiz Under i cili ka pësuar një dëmtim me skuadrën italiane dhe nuk ia ka dalë që të jetë pjesë e Kombëtares së tij në takimin ndaj Shqipërisë dhe më pas ndaj Moldavisë. Megjithatë, edhe pse me këtë mungesë të rëndësishme, te Turqia nuk mungojnë emrat e mëdhenj duke qenë se pjesë e saj është Çalhanollu nga Milani e Tosun nga Evertoni.

Duke parë listën e Turqisë, Shqipëria mund të ketë një mundësi të mirë për të nisur mbarë kompeticionin duke qenë se të rinjtë do të jenë pjesë e formacionit dhe me mbështetjen e publikut, kuqezibnjtë mund të bëjnë paraqitje dinjitoze në Shkodër.