Turneu “Adem Jashari” në Prishtinë, merr pjesë edhe Shqipëria

615
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Futsal e drejtuar nga trajneri, Erind Resuli do të marrë pjesë në turneun miqësor “Adem Jashari” i cili do të zhvillohet në Prishtinë, në datat 2-5 mars 2018. Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë: Shqipëria, Maqedonia, Kosova A dhe Kosova U-21, dhe ndeshjet do të luhen tek “Pallati i Rinisë” në Prishtinë. Çiftet përcaktohen pas hedhjes së shortit në datën 2 mars, e ndeshja e parë do të zhvillohet më 3 mars, ora 15:00. Për vendin e tretë dhe të katërt do të luhen më 4 mars, ora 15:00, ndërsa finalja do të zhvillohet në datë 4 mars, ora 17:00.
Sigal