“Trulloset” Reali, Bale “filtron” me ekipin që ka rilindur në Angli

458
Sigal

Gareth Bale prej kohësh nuk ndihet i lumtur tek skuadra e Real Madridit.

Uellsiani u vendos së fundmi në qendër të kritikave, kur pas kualifikimit për në Euro 2020 shpalosi një flamur me Real Madridin të vendosur në fund të listës. Bale nuk po luan rregullisht në Madrid, duke mos qenë titullar i padiskutuar nga tekniku Zidan.

Në një prononcim për BT Sport, Bale është shprehur, “Unë nuk po plakem, thjesht tani jam rritur dhe dua të bëj maksimumin. Nuk dua të merrem apo ndryshoj mendimin e njerëzve, sepse kështu do të shmangia karrierën time”.

Sa i përket uljes në stolin e Tottenham të Mourinho, 31-vjeçari ka thurur lavde për ishët e tij, “Kam lexuar deklaratën e Jose dhe di synimet e klubit. Spurs dëshiron të fitojë tituj dhe nuk ka më mirë se kombinimi me Mourinhon, që të përpiqen të bëjnë një gjë të tillë”.