Trukimi i ndeshjeve, Armando Duka: Nesër vendoset fati i Skënderbeut

618
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka në një komunikim me gazetarët pohoi se sot do të mblidhet Komisioni i Etikës për ‘Skënderbeun’, ndërsa nesër do të vendoset dhe fati i skuadrës.
Nga ana tjetër ai theksoi se nuk është në dijen nëse UEFA dot të nisë procedurë disiplinore, pasi Skënderbeu i dënua për trukim ndeshjesh. Po ashtu, Duka iu përgjigj interesit të gazetarëve sa i takon ndryshimit të skemës së kampionatit.

“Çdo lloj skeme ka të mirat dhe të këqijat”, tha ai. Mes të tjerash kreu FSHF-së, u pyet dhe për rastet kur abritrat gabojnë, ndërsa ai u përgjigj shkurtimisht se: ‘Arbitrat kanë gabuar, do gabojnë dhe në të ardhmen’.
Sigal