Trukimet përfliten në media, kemi hyrë në “stinën” e basteve

531
Nga Agron KAJA
KOMENT/ Ka disa ditë që në atmosferën shqiptare, sportive dhe jo sportive, thashethemet për shit-blerje ndeshjesh po bëhen si modë
HISTORI SHQIPTARE ME TRUKIMET
Trukimi i ndeshjeve nuk është diçka e re për futbollin tonë. Ajo starton shumë vite më pare, madje edhe kur në Shqipëri ishte një sistem diktatorial që këtë fenomen e ndalonte rreptësisht me ligj. Një nga arsyet pse skuadrat shqiptare hyjnë në këtë valle, nuk ka të bëjë me forcën apo cilësinë e tyre, por me paravendosjen e rezultateve në tavolinë, për shkak të fitimeve marramendëse që kanë presidentët në kompanitë e basteve. Humbjet janë rezultatet më të preferuara, pasi ato sigurohen më lehtë, dhe thuajse në të gjitha skuadrat tona që kanë luajtur në Evropë, kryesisht pas vitit 2000, ato kanë bërë pazare të tilla. Kjo është një lojë e cila epiqendrën e ka tek Kompanitë e basteve, të cilat në Shqipëri ato pranojnë shuma kaq të mëdha dhe i luajnë ato vetë në kompani të huaja. Në të gjitha rastet, këto kompani dalin fituese sepse ato sigurohen që të kapin një koeficiente më të lartë se ai që ofrojnë. Vetë UEFA ka bërë disa ndërhyrje ekspertësh, ka pasur takime me FSHF-në e Prokurorinë, por përsëri fenomeni ekziston. Sepse Shqipëria nuk ka një rrjet të sofistikuar për të krijuar një sistem monitorimi të tillë. Të gjithë mund të ngrenë hipoteza mbi atë çka ndodhur, dhe për ta konstatuar një gjë të tillë ndoshta nuk do të jetë e nevojshme për ndonjë strukturë të specializuar.
Gjatë sezonit futbollistik 2016-2017, u duk sikur ramë rehat me trukimet, aq sap o na dukej se ky fenomen ishte “fshehur” nga frika se mos këtu në Shqipëri e “vrisnin” fare! Por konstatimi duket si një nga ato ëndrrat që “… bën vaki edhe dalin…”, sepse ku i referohemi fenomenit të trukimit të ndeshjeve, ndoshta nuk do ta gjejmë ditën dhe datën e saktë se kur nisi, dhe si i tillë, ai nuk ka as kohë të përcaktuar se kur dhe si shfaqet. Shtrirja e tij gjithëvjetore e bën edhe më të komplikuar për ta përcaktuar, e më pas ta kapësh “mat” me pak lëvizje. Duke qëndruar tek ky fenomen në futbollin shqiptar, le të kujtojmë se trukimet kanë qenë periodikisht në tryeza tavolinash, në fusha e stadiume, por të cilët më parë askush nuk ka folur. Ndërsa në këto tre muajt e parë të vitit 2017 po ndodh ndryshe në pjesën e mbetur të sezonit futbollistik, ku në rrugën drejt mbylljes së tij po shfaqen hapur pretendime për shit-blerje ndeshjesh në Kategorinë Superiore. Dhe çudia këtë herë është se nuk bëhet fjalë më për skuadrën e Skënderbeut, e cila në sezonin e kaluar u akuzua për më shumë se 41 ndeshje të trukuara në kompeticionet ku kishte marrë pjesë na harkun e gjashtë viteve të fundit, por këtë herë janë “Zonjat e vjetra”, Tirana e Vllaznia, të cilat në mesin e “smirës” ndaj Skënderbeut, po kërkojnë që të luajnë ndryshe për të fituar ndryshe. U fol disa javë më parë për ndeshjen mes Tiranës e Kukësit se skuadra verilindore do të fitonte 2-1 në kampionat, dhe ashtu ndodhi. Po për këtë çift skuadrash, u fol se në Kupë do të fitonte Tirana, dhe ashtu ndodhi. Pra, ka ardhur një moment për të përdorur fjalën e urtë popullore, se : Ku ka zë, s’është pa gjë”. Këtë javë, po përflitet mediatikisht se në ndeshjen e javës së 24-ët të Kategorisë Superiore në Gjirokastër, thonë se fiton Vllaznia. Dhe shtrohet pyetja: Pse, apo, a duhet ta besojmë këtë “skup” mediatik?! Nëse do ta besojmë si një thashetheme, e kemi një arsye të fortë, sepse duke qenë media një nga burimet kryesore të zbardhjes së këtij fenomeni, këtë javë do ta kemi një “pazar gjëje” në Gjirokastër. Foli javë më parë edhe Kompania që merret me monitorimin e basteve në Evropë, “Federbet”, së cilës i doli “parashikimi” për aleancën e Tiranës me Kukësin. Këto ditë janë “federbet-ët” shqiptarë që po paralajmërojnë për një trukim të mundshëm, dhe askush nuk po kupton se kush duhet që ta “këqyrë” këtë thashetheme mediatike (nëse do të jetë i tillë realisht), për ta besuar e luftuar atë. Nga media në fushën e lojës, ka një rrugë sa të gjatë, aq edhe të shkurtër për të gjetur të paktën një nga fijet që të çojnë drejt lëmshit. Sepse kur akuzohet Tirana me Kukësin, ato heshtin me deklarata që të “këpusin shpirtin”, e po kështu, tashmë që akuzohet Vllaznia, dalin zyrtarë apo përfaqësues të tjerë të këtij klubi futbolli, dhe tregojnë nga ato “përrallat” që edhe fëmijët i zgjon nga gjumi. Pra, kjo është atmosfera që po na bën të kuptojmë se ato “kazinotë” që menduam se u mbyllën (sa u përket trukimit të ndeshjeve), na paskan qenë të hapura. Sepse gjithmonë ato funksionojnë në të zezë, të pa licencuara, pa NIPT dhe nuk paguajnë TVSH. E tashmë që do të kemi zbatimin e formulave të reja të kampionateve të Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë, duket se kemi hyrë edhe në stinën e “basteve”. Skuadrat që kërkojnë titullin kampion në të dyja kategoritë, por edhe ato që do të kërkojnë Evropën apo mbijetesën, do të zgjidhin qeset e tyre për të bërë realitet synimet, natyrisht atëherë kur ato u rrezikohen. Vetëm në Kategorinë e Parë mund të kemi “bume” të madha në fazën e tretë, sepse formula e re ka vënë përballë skuadra të së njëjtës bashki, duke bërë që të humbasë besueshmëria dhe të ngrihen dyshime të forta për aleanca. Ne në media do të presim, por edhe do të vëzhgojmë ndonjë detaj rrugës, për ta “kompletuar” më shumë lajmin e trukut të radhës në futbollin shqiptar.
Kjo është atmosfera që po na bën të kuptojmë se ato “kazinotë” që menduam se u mbyllën (sa u përket trukimit të ndeshjeve), na paskan qenë të hapura. Sepse gjithmonë ato funksionojnë në të zezë, të pa licencuara, pa NIPT dhe nuk paguajnë TVSH. E duke kujtuar se do të kemi zbatimin e formulave të reja të kampionateve të futbollit për fazat e mbetura, duket se kemi hyrë edhe në stinën e “basteve”
BetRadar ka përshkallëzuar një sërë ndeshjesh të Skënderbeut, si të nivelit kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar, gjatë lojërave zyrtare dhe miqsore, duke arritur në përfundimin se rezultatet e ndeshjeve janë manipuluar për arsye bastesh: 5 ndeshje të UEFA Champions League, 2 ndeshje të UEFA Europa League, 41 ndeshje të Superligës shqiptare dhe Kupës së Shqipërisë, si dhe 6 ndeshje miqësore
1 Forma
Basti nuk njeh nacionalitet. Por sigurisht nëse luan Teuta-Elbasani nuk është njësoj nëse luan Barça-Real dhe sigurisht që anglezët nuk vënë bast për kampionatin shqiptar ndërsa e anasjella mund të ndodhë. Kështu, nuk mund të fitosh shuma të mëdha 
2 Fitimi
Nëse arrin të fiksojë rezultatin e një ndeshjeje në njërin kah, si golat, diferencën në handikap dhe në lojën Live, mendohet se koeficientet në Shqipëri shkojnë deri në 1 me 7. Nga një ndeshje nuk mund të përfitohen më shumë se 25 mijë euro
Ndeshjet/ Java e 24-ët
Të shtunën, 04.03.2017
Luftëtari-Vllaznia 14:00
Korabi-Tirana 14:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Të dielën, 05. 03.2017
Laçi-Partizani 14:00
Flamurtari-Kukësi 17:00

RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Kukësi 23 47
2.Skënderbeu 23 47
3.Partizani 23 43
4.Luftëtari 23 29
5.Tirana 23 28
6.Vllaznia 23 27
7.Teuta 23 26
8.Laçi 23 22
9.Flamurtari 23 21 
10.Korabi 23 11
Sigal