Trukimet në Austri, mbërrin letërporosia për futbollistët e Teutës

67
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar kërkesën për ekzekutim të letërporosisë të autoriteteve austriake të drejtësisë, që ka si objekt marrjen në pyetje të futbollistëve dhe zyrtarëve të klubit të Teutës për ngjarje që kanë ndodhur në verën e vitit 2016.
Ata akuzohen për veprën penale “Mashtrim i rëndë”, parashikuar nga kodi penal austriak, për manipulimin e ndeshjes miqësore të luajtur kundër Austrisë së Vjenës e cila përfundoi me shifrat 7-2 për klubin austriak.
Pas sinjalizimeve nga “SportRadar”, policia austriake bastisi hotelin e Teutës në Austri, i mori në pyetje dhe u konfiskoi celularët. Por me kthimin e klubit në Shqipëri, ishte e pamundur që hetimet të vazhdonin. Ndaj autoritetet austriake kanë kërkuar që ata të merren në pyetje në vendin tonë për llogari të autoriteteve austriake.
Sipas letërporosisë dhe informacioneve të servirura nga autoritetet austriake, të akuzuarit “ndikuan në rezultatin e lojës, i cili ishte dakordësuar më përpara”. “Nga analiza e tregut të basteve, bërë nga firma Sportradar, rezulton që në 20 minutat e fundit të ndeshjes së futbollit midis ***koeficientet e bastit-në kundërshtim me përvojën e përgjithshme në tregun e basteve në mënyrë shumë të pazakonte ndryshuan në disfavor të ***.
Kështu që në mënyrë jo të zakontë shumë bastexhinj sportiv, kur rezultati i ndeshjes ishte ***vendosën baste që gjithsej bëhen të paktën nëntë gola. Përveç kësaj u vu re, që mbrojtësit ***në veçanti në 20 minutat e fundit të ndeshjes janë sjellë shume pasivë. Përveç kësaj nga vlerësimi i telefonit mobil të të pandehurit të katërt ***
Gjate marrjes në pyetje nga policia të pandehurit mohuan çdo veprim penal. Meqenëse ata u kthyen në Shqipëri përpara vlerësimit të telefonave mobil, ata nuk mund të konfrontoheshin me materialin e provës, i cili i rëndon shumë ata”, shkruhej në materialin e vendimit të Gjykatës së Tiranës.