Trukimet e ndeshjeve, Federata: “I kemi çuar për hetim në Prokurori”

526
Sigal

“Tërmet” në FSHF. Sipas raportit të “Sportradar”, Shqipëria ka futbollin më të korruptuar në botë

 Shqipëria e futbollit mori notën më negative, duke u vlerësuar si vendi me futbollin më të korruptuar në botë. Sipas një analize të kryer nga “Sportradar’, shoqëria lider në botë për monitorimin e parave të vendosura gjatë një ndeshjes, Shqipëria, me 97 ndeshje të dyshuara si të trukuara, është numri një në planet, duke lënë pas Italinë në këtë klasifikim special. Analiza është kryer në bashkëpunim me më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëtare, duke marrë për bazë të dhënat e dy viteve të fundit, duke u nisur nga qershori i vitit 2009 dhe deri në nëntor të vitit 2012. Pak kohë më parë Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mos zhvillohen më ndeshje të kampionatit shqiptar ditën e premte apo të hënë, një vendim ky që nënkuptimin e kishte të qartë, frenimin e këtyre ndeshjeve të fiksuara, të cilat po bëheshin pjesë normale e kampionatit tonë.

 TËRMRET NË FSHF – Lajmi i publikuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare dhe të përcjella në ato shqiptare ka shokuar sidomos Federatën Shqiptare të Futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit, duke u nisur nga një informacion i bërë publik në media, i cili nuk është i panjohur dhe qe ka të bëjë me dyshimet e Kompanive Ndërkombëtare të Basteve mbi trukimet e ndeshjeve të futbollit në kampionatet shqiptare shpreh edhe një herë qëndrimin e saj zyrtar. Federata Shqiptare e  Futbollit  është distancuar kurdoherë me forcë dhe ka marrë masa përballë  dyshimit rreth trukimit apo fiksimit të rezultateve në ndeshjet e  futbollit të kampionateve shqiptare. Menjëherë pas shfaqjes së këtij fenomeni. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndryshimet e nevojshme në statut, propozoi Kodin e Etikës që u aprovuan nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, e cila zgjodhi dhe emëroi  Komisionin e Etikës. Ky Komision i cili vepron në mënyrë të pavarur heton, mbledh fakte, argumente  dhe shpjegime mbi të cilat rrjedh vendim-marrja. Për të qenë sa më konkretë dhe sa më pranë strukturave të UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit emëroi oficer-specialistin e integritetit i cili pret raportet e ardhura nga UEFA dhe bën koordinimin e tyre me Komisionin e Etikës. Nëpërmjet miratimit në Asamblenë e Përgjithshme, FSHF-ja  zgjeroi nga 2 në 6 numrin e Inspektorëve të Disiplinës të cilët në mënyrë profesionale e të pavarur punojnë në terren për të mbledhur sa me shume fakte dhe informacione të cilat ia paraqesin Komisionit të Etikës. Mbërritur në këto koordinata dhe e ballafaquar me këtë situate FSHF-ja kërkon nga Komisioni i Etikës një hetim të thellë, gjykim të ftohte e të paanshëm  dhe vërtetimin sa me shpejt të dyshimeve që ngrenë Kompanitë e Basteve Ndërkombëtare. Federata Shqiptare e Futbollit është e vetmja në Europë që Raportet e mbërritura në zyrat e saj i ka bërë publike në kanalet televizive Kombëtare te Shqipërisë  duke i paraqitur ato realisht dhe nën komentin e Sekretarit te Përgjithshëm. Brenda te gjitha kërkesave, rregullave e ligjeve aktuale në vendin tonë, Federata Shqiptare e Futbollit ka dorëzuar për hetim ligjor disa raste të dyshuara për trukim ne Organin e Prokurorisë. Krahas të gjitha këtyre masave  te cilat konsistojnë ne planin organizativ, etik, profesional e ligjor,  Federata  Shqiptare e Futbollit është e vendosur të mos e ndaloje asnjëherë luftën kundër këtij fenomeni i cili për fat të keq është përhapur kudo ne Europë e në Botë. Për të qenë kjo luftë  sa më e sakte, e shpejtë dhe efikase, FSHF-ja shtrin dorën e bashkëpunimit dhe mirëpret këdo: shoqatë, media, institucion shoqëror e ligjor, forum apo individ  të behet pjese e këtij fronti për të mirën e futbollit ne Shqipëri”, – përgfundon komunikata e FSHF-së. Para pak ditësh,  Presidenti Armand Duka, e bëri publike qëndrimin e tij gjatë një emisioni televiziv, ku e tha shprehimisht se ka pasur disa dyshime për manipulim. “Ka pasur dhe do të do të ketë manipulime”, – tha njëshi i FSHF-së.

 LISTA E MANIPULIMEVE – Shqipëria me 97 ndeshje të manipuluara, midis Kategorisë Superiore, Kupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë, është në krye të listës. Italia është e dyta me 70 ndeshje, që përfshijnë gjashtë kampionate, përfshirë Serinë A, B  dhe LegaPro. Moldavia plotëson podiumin me 66 ndeshje. Në “Top-10” të korrupsioni në futboll janë dhe Estonia (46), Greqia (45), Rusia (42), Maqedonia (37), Bullgaria (35), Letoni (31) dhe Lituania (po 31). Kampionati belg vlerësohet si më i pastri, me vetëm një sinjalizim trukimi, duke lënë pas Holandën dhe Francën, në kuotën dy. Kampioni i ekzaminuar nga “Sportradar” përfshin 143 mijë e 472 ndeshje, nga 596 kampionate dhe turne të ndryshëm, një numër i madh eventesh, ndërkohë që janë 798 ndeshje të manipuluara sipas analizave të kompanisë në fjalë.

 Tirane me 28.02.2012

 Futbolli shqiptar në zi, vdes 17-vjeçari

 Futbolli shqiptar, e sidomos ai i moshave, është shokuar nga një tjetër ngjarje e dhimbshme dhe tepër e rëndë. Pas ndarjes nga jeta në një aksident automobilisitk e ish-futbollistit dhe ish-gjyqtarit Rigels Pjetrushi, disa ditë më parë, një futbollist i paratërinjve të Kukësit ka ndërruar jetë në fushën e lojës, teksa ishte duke zhvilluar një ndeshje miqësore me Prizrenin në qytetin verilindor. Bëhet fjalë për Ilirjan Thacin, i datëlindjes 20.04.1995, pjesë e Kukësit U-17, që garonte në kampionatin kombëtar të moshave, për Kategorinë e Parë. Mjekët dyshojnë se, futbollisti, i cili ka luajtur në rolin e mbrojtësit, ka pësuar atak kardiak. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 17-vjeçari humbi jetën në stadiumin “Zeqir Ymeri”, pasditen e sotme, gjatë zhvillimit të ndeshjes. Tifozët e shumtë dhe lojtarët janë shokuar teksa kanë parë 17-vjeçarin të humbte ndjenjat dhe të rrëzohej përdhe. Ka ndërhyrë me vrap ekipi mjekësor, që tentoi t’i jepte ndihmën e parë djaloshit, por pa sukses, sepse zemra e futbollistit të ri e të talentuar, sikurse e përshkruajnë shokët, ka pushuar së rrahuri. Shokët e skuadrës kanë rrëfyer se në momentin kur ka humbur ndjenjat 17-vjeçari nuk ka qenë në kontakt me topin dhe as në ndonjë dyluftim me kundërshtarët. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pritet autopsia e të ndjerit për të zbuluar shkaqet e vërteta të humbjes së jetës gjatë miqësores me Prizrenin. Paraprakisht dyshohet se i ndjeri ka pësuar një atak kardiak gjatë ndeshjes

 Paljuka: “Është radha e Ujkanit!”

 Ish-portierit i Interit, Xhanluka Paljuka, i intervistuar nga “Radio Radio Palermo” foli me konsiderata për gardianin shqiptar të Palrmos, Samir Ujkani: “I kam ndjekur me interesim paraqitjet e Samir Ujkanit, dhe deri tani na ka krijua mundësinë të shohim gjëra interesante prej tij. Françesko Benusi (portieri rezervë) u tregua mjaft i zoti me Katanian, por parashikoj një rikthim të shqiptarit për ndeshjes e së dielës së ardhshme. Roli i portierit është më pak i lëvizshmi për të kryer rotacionin. Do të ishte mundësia më e mirë për të treguar se kush është titullari dhe cili rezerva, por dua të ndaloj këtu, pasi jam i bindur për të luajtur duhet të tregojë se është në formë”.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XII

 

Sot, 24.11.2012

Kukësi-Kastrioti     14:00

Bylis-Tirana         14:00

Tomori-Shkumbini           14:00

Vllaznia-Flamurtari  17:00

 

Nesër, 25.11.2012

Luftëtari-Skënderbeu 14:00

Apolonia-Besa        14:00

Laçi-Teuta           14:00

 

RENDITJA

 

1    Skënderbeu      11   +16  27

2    Teuta           11   +2   20

3    Tirana          11   +5   19

4    Kukësi          11   +5   18

5    Laçi            11   +1   18

6    Vllaznia        11   +2   16

7    Besa            11   +1   16

8    Flamurtari      11   +3   15

9    Bylis           11   +3   15

10   Kastrioti       11   -6   12

11   Luftëtari       11   -4   11

12   Shkumbini       11   -8   8

13   Tomori          11   -10  5

14   Apolonia        11   -10  5