Tronditet Reali, humbje zhgënjyese për madrilenët në “Bernabeu”

459
Sigal

Reali i Madridit i jep fund serisë pozitive, duke marrë një goditje të rëndë me humbjen në shtëpinë e tij 2-1 në sfidën kundër Girona në javën e 24-rt në La Liga. Me këtë disfatë, skuadra madrilene zbret në vendin e tretë të renditjes, pasi të shtunën dy rivalët direktë, Barcelona dhe Atletiko Madridit fituan sfidat e tyre. Ndeshja e mesditës në “Santiago Bernabeu” nisi në mënyrën më të mirë për vendasit. Casemiro kaloi Realin në epërsi me golin e tij në minutën e 25-të, duke vendosur edhe pjesën e parë.

5055 Phan Tich Real Madrid Vs Girona

Pas pushimit, të gjitha pritshmëritë u hodhën poshtë me përmbysjen surpizë të Girona. Në minutën e 65-të, Stuani me 11-metërsh barazoi rezultatin, ndërsa dhjetë minuta më pas, Portu vulosi fitoren e madhe të skuadrës së tij. Dita e keqe e madrilenëve u plotësua me Sergio Ramos, që në limitet e kohës së rregullt u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë humbje, Reali i Madridit largon edhe një herë shpresat për të arritur Barcelonën në krye të renditjes, pasi katalunjasit tashmë janë nëntë pikë larg.