Tronditet Juventus/ Ronaldo probleme muskulore, ja sa do qëndrojë jashtë fushe sulmuesi

823
Sigal

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shfaqur probleme muskulore dhe si pasojë nuk do të marrë pjesë në miqësoren tradiciolnale mes Juventus A me Juventus B, në Villar Perosa.

“Zonja e Vjetër” ka sqaruar se portugezi do të jetë i pranishëm në ndeshje, por nuk do të zbresë në fushë pasi po vuan nga një problem muskulor.

Ylli i Juventus do të stërvitet i veçuar në ditët e ardhshme dhe është në dyshim për ndeshjen e parë të kampionatit që Juventus do të luajë kundër Parma-s pas dhjetë ditësh. Problemi i Ronaldos ështënjë lajm i keq për Maurizio Sarri-n dhe tifozat bardhezi.