Tronditet Brazili, Neymar braktis stërvitjen duke çaluar…

510
Sigal

Brazili është në alarm për Neymar. Ylli i “Selecaos” ka braktisur stërvitjen vetëm pas 15 minutash në ditën e sotme, duke dal nga fusha stërvitore duke çaluar. Ai ndjeu shqetësime në këmbën e djathtë, në të cilën është operuar edhe disa mua më parë.

Neymar ishte paraqitur në trajnim duke prekur disa herë kyçin e këmbës së djathtë. Federata është optimiste, duke deklaruar se lojtari do të stërvitet nesër, dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mbetet që të shihet shkalla e dëmtimit, por me shumë mundësi ai do të humbasë ndeshjen ndaj Kosta Rikës.