Tronditet bota e futbollit/ Arrestohet për korrupsion drejtuesi i FIFA-s

191

Sipas informacioneve që janë dhënë, zëvendëspresidenti i FIFA-s ose ndryshe presidenti CAF (Konfederata Afrikane), Ahmad Ahmad, është arrestuar për korrupsion në lidhje me mandatin e tij si President i CAF.

FIFA nuk jep informacione më shumë lidhur me detajet e këtij arrestimi, duke deklaruar se: “FIFA ka luftuar për të dalë nga kriza e korrupsionit të shpërthyer në maj të vitit 2015”.

Kjo vjen pas një deklarate të bërë nga numri 1, Gianni Infantino, i cili ka thënë: “FIFA është e pastër dhe nuk ka më korrupsion”.