Tronditet Belgjika, dëmtohet ylli i skuadrës

526
Sigal

Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim në ligamentin e jashtëm të këmbës së majtë në ndeshjen kundër Tunizisë, dhe ende nuk dihet se a do të arrijë të luajë kundër Anglisë.

Sulmuesi i Manchester United ka shënuar 4 gola deri më tani në Kampionatin Botëror.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se sulmuesit i duhen edhe 24 deri në 48 orë për t’i filluar stërvitjet e plota.

Martinez do të bëjë disa ndryshime në formacion për shkak se Kevin De Bruyne, Jan Vertonghen dhe Thomas Meunier janë në rrezik për t’u pezulluar nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë.